31.7% e të rinjve në Serbi janë për kthimin e Kosovës përmes ushtrisë

Që ta njohë Serbia Kosovën, 18.4 për qind e të rinjve mendojnë vetëm me një kusht konkret: ndryshimin e kufijve, në mënyrë që shumica e popullatës serbe në Kosovë të mbetet brenda Serbisë, ndërkaq vetëm 8.5 për qind e të anketuarve besojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhja më e mirë. Rreth 31.7 […]

31.7% e të rinjve në Serbi janë për kthimin e Kosovës përmes ushtrisë
31.7%-e-te-rinjve-ne-serbi-jane-per-kthimin-e-kosoves-permes-ushtrise

31.7%-e-te-rinjve-ne-serbi-jane-per-kthimin-e-kosoves-permes-ushtrise

Që ta njohë Serbia Kosovën, 18.4 për qind e të rinjve mendojnë vetëm me një kusht konkret: ndryshimin e kufijve, në mënyrë që shumica e popullatës serbe në Kosovë të mbetet brenda Serbisë, ndërkaq vetëm 8.5 për qind e të anketuarve besojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Rreth 31.7 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se ai vend duhet “në momentin e duhur të kthehet pushtetin e plotë në Kosovë përmes mjeteve ushtarake”,  thuhet në raportin e publikuar mëngjesin e sotëm nga organizata ombrellë e rinisë së Serbisë (KOMS) dhe Fondacioni Trag mbi pozitën dhe nevojat e të rinjve në Serbi.

Një përqindje pak më e vogël e të anketuarve, 21.5 për qind e tyre, thonë se çështja e “statusit të Kosovës” duhet lënë për më vonë dhe se “duhet të punohet tani për pajtim”.

Hulumtimi i KOMS-it dhe Fondacionit Trag tregoi gjithashtu se të rinjtë në Serbi janë shumë të interesuar për “temat kombëtare” – politika e jashtme e Serbisë, situata në rajon, veçanërisht marrëdhëniet me Republikën e Kosovës. Rreth 41.4 për qind e të rinjve i kanë veçuar këto tema si më të rëndësishmet.

Të rinjtë në Serbi janë të shqetësuar nga problemet e funksionimit të demokracisë (47.6%), korrupsioni dhe krimi (46.9%), si dhe problemet ekonomike (38.7%).

Marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n

Qëndrimi i të rinjve ndaj integrimit euroatlantik të Serbisë është indikativ. Në të vërtetë, të pyetur nëse e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, e njëjta përqindje e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe negativisht – 39 për qind e tyre për dhe kundër, ndërsa 42,8 për qind – neutrale.

Në pyetjen se pse Serbia nuk është anëtare e BE-së, 62.4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kjo është për shkak se Beogradi nuk dëshiron ta njohë Kosovën, ndërsa 59 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim. Kurse 57.8 për qind e të anketuarve mendojnë se arsyeja e pritjes para derës së BE-së është se Serbia nuk heq dorë nga marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe Kinën.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj politikës së jashtme të Serbisë, 39 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia duhet të vazhdojë balancimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa një e katërta e tyre mendojnë se duhet t’i drejtohet Rusisë dhe Kinës. Vetëm 16 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se vendi i tyre duhet të mbështetet në SHBA, kur bëhet fjalë për orientimin e politikës së jashtme.

Një sondazh për qëndrimin ndaj anëtarësimit të Serbisë në NATO ka treguar se 58 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia nuk duhet të krijojë asnjë marrëdhënie me NATO-n, ndërsa vetëm 20 për qind e të anketuarve mbështesin bashkëpunimin, por jo anëtarësimin e vendit në Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut./RTK