4 milionët e qeverisë ndalin protestën e minatorëve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë me dije se ka anuluar protestën e paraparë që të mbahej të enjten. Ky vendim erdhi pas atij të Qeverisë së Kosovës e cila ndau 4 milionë për subvencionimin e pagave të tyre. “Nisur nga fakti se diten e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë […]

4 milionët e qeverisë ndalin protestën e minatorëve
4-milionet-e-qeverise-ndalin-protesten-e-minatoreve

4-milionet-e-qeverise-ndalin-protesten-e-minatoreve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë me dije se ka anuluar protestën e paraparë që të mbahej të enjten.

Ky vendim erdhi pas atij të Qeverisë së Kosovës e cila ndau 4 milionë për subvencionimin e pagave të tyre.

“Nisur nga fakti se diten e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë një protestë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm që të kërkojmë ekzekutimin e pagave të papaguara, e duke pasur parasysh reflektimin e qeverisë, ne tërhiqemi nga protesta e cila do të ndodhte nesër”.

“Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thujase është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet t’i vihen ngjyrime politike”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Mes tjerash në njoftim, iu bëhet thirrje të gjithë minatorëve që t’i kthehen punës.