Vdes mjeku i njohur nga Podujeva

Podujeva humbi një mjek të madh, ka shkuar kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi në Facebook. “Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e mjekut, Muharrem Selmani. Doktor Selmani ishte punëtor i dalluar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shëndetit të qytetarëve të Podujevës. […]

Vdes mjeku i njohur nga Podujeva

Podujeva humbi një mjek të madh, ka shkuar kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e mjekut, Muharrem Selmani. Doktor Selmani ishte punëtor i dalluar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shëndetit të qytetarëve të Podujevës.

Kontributi i tij në shëndetësi ishte i jashtëzakonshëm! Me vdekjen e tij, shëndetësia në Kosovë, në veçanti Podujeva ka humbur një profesionist të madh e para se gjithash një humanist të madh!

Ngushëllime familjes, shokëve e miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin doktorin Muharrem Selmani!”, ka shkruar Bulliqi.