Pas paralajmërimit për padi, portali boshnjak i heq emrat e dy mediave kosovare nga artikulli që e transmetoi RTK-ja

Pas paralajmërimit për padi nga gazeta Nacionale, portali boshnjak “Slobodna Bosna”, e ka bërë ndryshimin e artikullit në pjesën ku përmenden gazeta “Nacionale” dhe “Periskopi”, si media të financuara nga Serbia. Siç raporton Nacionale, avokatja e mediumit në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak. Kisin […]

Pas paralajmërimit për padi, portali boshnjak i heq emrat e dy mediave kosovare nga artikulli që e transmetoi RTK-ja
pas-paralajmerimit-per-padi,-portali-boshnjak-i-heq-emrat-e-dy-mediave-kosovare-nga-artikulli-qe-e-transmetoi-rtk-ja

pas-paralajmerimit-per-padi,-portali-boshnjak-i-heq-emrat-e-dy-mediave-kosovare-nga-artikulli-qe-e-transmetoi-rtk-ja

Pas paralajmërimit për padi nga gazeta Nacionale, portali boshnjak “Slobodna Bosna”, e ka bërë ndryshimin e artikullit në pjesën ku përmenden gazeta “Nacionale” dhe “Periskopi”, si media të financuara nga Serbia.

Siç raporton Nacionale, avokatja e mediumit në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak.

Kisin ka demantuar lajmin, duke kërkuar publikimin e demantit dhe fshirjen e emrave të mediave. Portali boshnjak “Slobodna Bosna” pasi e ka pranuar paralajmërimin për padi, i ka fshirë emrat e dy mediave kosovare nga artikulli. Sipas mediumit kosovar, me këtë veprim, konfirmohet sërish se ky portal nuk ka pasur as edhe një dëshmi për akuzën e rëndë se “Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia”.

E gjithë pjesa ky bëhet akuzë ndaj dy mediumeve nga Kosova është zhdukur. Kjo është konfirmuar edhe nga avokatja Jovana Kisin.

“Slobodna Bosna sapo ka dërguar një link ku është evidente se pjesa e tekstit lidhur me median Nacionale është fshirë”, ka thënë avokatja.

Lajmi i njëjtë i “Slobodna Bosna” ishte transmetuar në portalin e RTK-së, dhe më pas ishte edituar. Po ashtu, kjo dezinformatë kishte depertuar edhe në edicionin qendror të lajmeve të RTK1.