A u provokua Presidentja në aeroport? Zëdhënësi Kryeziu sqaron deklaratën e Kurtit në Shkup

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, i ka thënë Gazetës Express të hënën se kryeministri Albin Kurti po pret raportin zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit të enjten ku ishte përfshirë presidentja e vendit Vjosa Osmani.  Sipas tij, “Kurti nuk mund ta quante provokim pa pasur raport”. Incidentin, të […]

A u provokua Presidentja në aeroport? Zëdhënësi Kryeziu  sqaron deklaratën e Kurtit në Shkup
a-u-provokua-presidentja-ne-aeroport?-zedhenesi-kryeziu-sqaron-deklaraten-e-kurtit-ne-shkup

a-u-provokua-presidentja-ne-aeroport?-zedhenesi-kryeziu-sqaron-deklaraten-e-kurtit-ne-shkup

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, i ka thënë Gazetës Express të hënën se kryeministri Albin Kurti po pret raportin zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit të enjten ku ishte përfshirë presidentja e vendit Vjosa Osmani.  Sipas tij, “Kurti nuk mund ta quante provokim pa pasur raport”. Incidentin, të premten, “provokim të pastër” e kishte  quajtur Presidentja Osmani në një përgjigje ndaj reagimeve në RMV për incidentin.

Kurti të hënën ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me homologun e tij, Hristjan Mickoski, i cili ka shprehur keqardhje për incidentin.

Atje ka thënë  se institucionet nuk kanë qëndrim që incidenti “ka qenë provokim”.

“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident” kishte shkruar Osmani të premten.

Duke folur rreth deklaratave të Kurtit në Shkup. Kryeziu, duke thënë se do të ishte “kundërthenie Kurti ta quante incidentin si provokim teksa po pret raport zyrtar”.

“Kryeministri Kurti po e pret raportin zyrtar, andaj nuk mund të thotë paraprakisht atij raporti se ishte provokim, meqenëse provokimi është gjithmonë me paramendim, pra i qëllimshëm. Kjo del nga hetimi që mandej prodhon raportin të cilin po e presim. Ai ka folur për faktet (“sjellje të shëmtuara” e “rregulla të shkelura”) që janë përjetim i rëndë dhe përvojë e hidhur e Presidentes dhe familjes së saj, jo për motivet dhe qëllimet e një sjelljeje të tillë e të cilën duhet të na e zbulojë hetimi dhe raporti. Do të ishte kundërthënie logjike që Kryeministri Kurti edhe ta quajë provokim edhe të kërkojë raport. Kryeministri konsideroi që incidenti tashmë është shkaktuar, por raporti duhet ta zbardh të vërtetën në plotni dhe hollësi”, ka deklaruar Kryeziu

Në lidhje me këtë situatë, të premten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dërguar notë proteste në drejtim të Maqedonië së Veriut.

Presidenca e Kosovës kishte thënë se Osmanit i është tentuar t’i merret telefoni.

Në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut ka pasur reagime të shumta pas incidentit ndaj të parës së Kosovës.

Kryeministri maqedonas Hristjan Mickoski duke folur për incidentin ka thënë se në rastin e Presidentes  “janë ndjekur procedura standarde që i nënshtrohem edhe unë edhe Presidentja e Maqedonisë”. /Gazeta Express