AGK: Deklarata të rrezikshme të Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasiqë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar mediat gjatë një prononcimi sot për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari. “Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja […]

AGK: Deklarata të rrezikshme të Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj mediave
agk:-deklarata-te-rrezikshme-te-sami-kurteshit-te-vetevendosjes-ndaj-mediave

agk:-deklarata-te-rrezikshme-te-sami-kurteshit-te-vetevendosjes-ndaj-mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasiqë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar mediat gjatë një prononcimi sot për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

“Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”.

“Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”.

“Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme”.

Siç thuhet në reagimin e AGK-së, rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, theksohet më tej.