“Ajo u vra”/ Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratës së të atit: Nuk pranoj të më quash të vdekur para miliona njerëzve

Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian. Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë ku e cilësoi “të vdekur”. “Këtë herë nuk jam e gatshme të lejoj... The post “Ajo u vra”/ Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratës së të atit: Nuk pranoj të më quash të vdekur para miliona njerëzve appeared first on AfterParty.

“Ajo u vra”/ Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratës së të atit: Nuk pranoj të më quash të vdekur para miliona njerëzve

Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian. Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë ku e cilësoi “të vdekur”.

“Këtë herë nuk jam e gatshme të lejoj askënd që dëshiron të gënjejë për mua, në mënyrë të hapur, para një audiencë prej miliona njerëzve,” shpjegoi Vivian.

Ndërsa më tej ajo e cilësoi Musk si një njeri të ftohtë dhe të pakujdesshëm, duke theksuar se ai nuk ka qenë i pranishëm në familje, shkruan La Repubblica.

Vivian është një nga gjashtë fëmijët që Musk ka me ish-bashkëshorten Justine Wilson. Në vitin 2022 vajza paraqiti një kërkesë në një gjykatë në Kaliforni për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj. Vivian kishte kërkuar gjithashtu të merrte mbiemrin e nënës së saj për të ndërprerë çdo lidhje me të atin.

The post “Ajo u vra”/ Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratës së të atit: Nuk pranoj të më quash të vdekur para miliona njerëzve appeared first on AfterParty.