Akademi përkujtimore për Dr. Sami Dalipin

Akademia mbahet të shtunën, më 14 shtator, me fillim në orën 19.00, në hotel Bären, Bernë The post Akademi përkujtimore për Dr. Sami Dalipin appeared first on Albinfo.

Akademi përkujtimore për Dr. Sami Dalipin

Dr. Sami Dalipi është një emër i përveçëm dhe me shumë vlera, në mesin e mjekëve shqiptarë në Zvicër. Tre muaj pas ndarjes së tij nga jeta, Lidhja Shqiptare në Botë dhe Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës përkujtojnë mikun dhe profesionistin e çmuar, duke organizuar një akademi përkujtimore kushtuar atij, në Bernë.

Dr. Sami Dalipi, ka lënë pas një karrierë të pasur prej mjeku, specialist i shquar i psikiatrisë, ndër të parët shqiptarë në Zvicër me këtë specializim. Ai ka themeluar dhe drejtuar për shumë vite ordinancën e tij të psikiatrisë në Sursee të Lucernit.

Akademia mbahet të shtunën, më 14 shtator, me fillim në orën 19.00, në hotel Bären,  Bernë.

 

The post Akademi përkujtimore për Dr. Sami Dalipin appeared first on Albinfo.