Aksidentohet autobusi me pasagjerë ukrainas në Poloni, 9 të plagosur

Një autobus me pasagjerë ukrainas u përplas në Poloni, duke shkaktuar 9 të plagosur. Përplasja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e Swiebodzin në Poloninë perëndimore. Pesë nga pasagjerët u plagosën rëndë, mes tyre katër fëmijë të moshës 2 deri në 15 vjeç. Në qershor, katër persona u shtruan në spital pasi një [...]Read More...

Aksidentohet autobusi me pasagjerë ukrainas në Poloni, 9 të plagosur

Një autobus me pasagjerë ukrainas u përplas në Poloni, duke shkaktuar 9 të plagosur. Përplasja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e Swiebodzin në Poloninë perëndimore.

Pesë nga pasagjerët u plagosën rëndë, mes tyre katër fëmijë të moshës 2 deri në 15 vjeç. Në qershor, katër persona u shtruan në spital pasi një autobus me 57 ukrainas në bord u aksidentua pranë qytetit të Konstancës në Rumani.

Dyzet e dy nga pasagjerët në autobus ishin të mitur ukrainas, dy prej të cilëve u shtruan në spital pas aksidentit.

/abcnews.al