Aksioni në veri, Haradinaj: Vendimet e pakoordinuara të Kurtit me aleatët janë shkatërrimtare për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri. Sipas Haradinajt, vendimet e njëanshme të kryeminstrit Albin Kurti, pa koordinim me aleatët po e dëmtojnë Kosovë, shkruan Front Online. Haradinaj ka thënë se politika e tij populiste mund të rrezikojë edhe jetët e […]

Aksioni në veri, Haradinaj: Vendimet e pakoordinuara të Kurtit me aleatët janë shkatërrimtare për Kosovën
aksioni-ne-veri,-haradinaj:-vendimet-e-pakoordinuara-te-kurtit-me-aleatet-jane-shkaterrimtare-per-kosoven

aksioni-ne-veri,-haradinaj:-vendimet-e-pakoordinuara-te-kurtit-me-aleatet-jane-shkaterrimtare-per-kosoven

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri.

Sipas Haradinajt, vendimet e njëanshme të kryeminstrit Albin Kurti, pa koordinim me aleatët po e dëmtojnë Kosovë, shkruan Front Online.

Haradinaj ka thënë se politika e tij populiste mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s.

“Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit“, është shprehur ai.

“Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Reagimi i plotë: