Alma Bektashi: Kisha dëgjuar, kisha dyshime, por tradhtinë nga bashkëshorti e mora vesh nga portalet

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer sërish detaje lidhur me jetën e saj personale. Më konkretisht, është ndalur te mënyra sesi e ka mësuar tradhtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj. Në një intervistë të dhënë për “Sol”, Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, […]

Alma Bektashi: Kisha dëgjuar, kisha dyshime, por tradhtinë nga bashkëshorti e mora vesh nga portalet

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer sërish detaje lidhur me jetën e saj personale. Më konkretisht, është ndalur te mënyra sesi e ka mësuar tradhtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj.

Në një intervistë të dhënë për “Sol”, Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha në fjalën e saj këngëtarja.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.