Antikorrupsioni hapi rast për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish-ministrja Kostadinovska Stojçevska

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas një informate hapi rast për të vërtetuar akuzat për keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish-ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana The post Antikorrupsioni hapi rast për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish-ministrja Kostadinovska Stojçevska appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Antikorrupsioni hapi rast për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish-ministrja Kostadinovska Stojçevska

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas një informate hapi rast për të vërtetuar akuzat për keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish-ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në një deklaratë për MIA-në thotë se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.

VMRO-DPMNE filloi dje me konferenca për media të quajtura “Bisera Antoneta” në të cilat pretendojnë se ish-ministrja e Kulturës në udhëtimet zyrtare ka shpenzuar mjete buxhetore për qëllime private.

Kostadinovska-Stojçevska sot në një konferencë për media tha se do të mbajë përgjegjësi nëse konstatohet parregullsi, në të kundërtën paralajmëroi padi kundër VMRO-DPMNE-së.

The post Antikorrupsioni hapi rast për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish-ministrja Kostadinovska Stojçevska appeared first on Flaka, në çdo lajm... .