Arratisja e Blerim Ramadanit, edhe sot përplasje e ashpër e pozitës me opozitën!

Ndërsa institucionet gjyqësore kanë paralajmëruar hetimin e gjykatës penale për veprimet ndaj lëndës së Ramadanit, vazhdojnë reagimet politike. Opozitarja LSDM akuzon MPB-në se qëllimisht e kanë lëshuar Ramadanin, ndërkaq kërkon The post Arratisja e Blerim Ramadanit, edhe sot përplasje e ashpër e pozitës me opozitën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arratisja e Blerim Ramadanit, edhe sot përplasje e ashpër e pozitës me opozitën!

Ndërsa institucionet gjyqësore kanë paralajmëruar hetimin e gjykatës penale për veprimet ndaj lëndës së Ramadanit, vazhdojnë reagimet politike.

Opozitarja LSDM akuzon MPB-në se qëllimisht e kanë lëshuar Ramadanin, ndërkaq kërkon përgjegjësi nga ministri Pançe Toshkovski.

“LSDM kërkon hetim urgjent në MPB dhe raport për atë se si ka arritur të arratiset nga paraburgimi Ramadani. Nëse mbetet përgjegjësia vetëm te gjykata e cila ka vendosur për paraburgim, atëherë do të jetë e qartë se arrestimi i Ramadanit është vetëm një manipulim dhe gënjeshtër e madhe për të cilën paraprakisht është ditur se do të lëshohet”, thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski duke kritikuar gjyqësorin, rikujton se praktika gjyqësore për raste të tilla është që personat e arrestuar të lirohen. Sipas kryeministrit, vendet fqinje po e shfrytëzojnë Maqedoninë për të treguar muskujt mes vete.

“Kjo nuk duhej të ishte temë. Dhe apeloj deri te të gjithë ju, të mos lejojmë që fqinjët tanë ta shfrytëzojnë shtetin tonë si Proxy, në tregimin e muskujve mes tyre. Është e qartë praktika gjyqësore, nëse neve na pëlqen ose jo ajo është temë tjetër. Megjithatë, Gjykata Supreme, në vitin 2019-të ka miratuar vendim me të cilin, personin e atëhershëm i cili është arrestuar si rezultat i fletëarrestit ndërkombëtarë nga Serbia në paraburgim ekstradues është liruar …Ju lus që të mos lejojmë që fqinjët tanë të tregojnë muskuj te ne. Përndryshe, para askujt nuk jap sqarim. Ndoshta një ditë prej njërit që askush nuk e sheh”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Përballje për çështjen Ramadani ka edhe në kampin politik shqiptar.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë, siç thonë ata, monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe.

“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickoski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij”, thanë nga BDI.

Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, sot akuzoi BDI-në se deklaratat e tyre janë në kundërshtim me veprimet e tyre. Sipas Mexhitit, BDI manipulon opinionin.

“Edhe unë edhe ju e dini se kush e udhëheqë Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Në anën tjetër protestojnë për lirimin e tij, por veprimet nuk i kanë në korrelacion me atë që e thonë. Përkundrazi,  kanë qenë në kundërshtim të këtyre vendimeve për ta ndihmuar ish ushtarin e UÇK-së. E para, e dyta, u munduan me lajme të rrejshëm se ky është rasti i parë ku mbyllet ish ushtari i UÇK-së, ndërsa të njëjtit mbrëmë lavdërohen për rastin Dugolli ku si në kohën e tyre është liruar. Por edhe kjo nuk është vërtetë, kjo është rrena e dytë, për shkak se zotëri Dugolli është liruar kur është sjellë vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

Ndërkaq, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Luan Jahiri, në emisionin Frontal në T7, ka deklaruar se Ramadani ndodhet në Kosovë./ Alsat.mk

The post Arratisja e Blerim Ramadanit, edhe sot përplasje e ashpër e pozitës me opozitën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .