Arrestimi i dy të dyshuarve për drogë, Sveçla: Nuk do të ndalemi në hetimin e aktiviteteve të tilla kriminale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, për substanca narkotike. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme. “Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë […]

Arrestimi i dy të dyshuarve për drogë, Sveçla: Nuk do të ndalemi në hetimin e aktiviteteve të tilla kriminale
arrestimi-i-dy-te-dyshuarve-per-droge,-svecla:-nuk-do-te-ndalemi-ne-hetimin-e-aktiviteteve-te-tilla-kriminale

arrestimi-i-dy-te-dyshuarve-per-droge,-svecla:-nuk-do-te-ndalemi-ne-hetimin-e-aktiviteteve-te-tilla-kriminale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, për substanca narkotike.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gramë, në vlerë mbi 150.000 euro, si dhe me arrestimin e dy personave,” shkruan Sveçla në rrjetin social “Facebook”.

Sveçla ka shkruar se në këtë operacion të suksesshëm është mbrojtur edhe jeta e të rinjve, teksa thotë se këto aktivitete nuk do ndalen

“Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre. Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë rininë tonë si dhe cënojnë jetën dhe sigurinë e tyre,” ka shkruar Sveçla.