Mbyllja e institucioneve paralele në Veri, Policia i fton pesë përfaqësues serbë për t’i intervistuar

Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun ka dhënë detaje për Front Online. “5 jemi të interesuar me i intervistu. 4 ua kemi […]

Mbyllja e institucioneve paralele në Veri, Policia i fton pesë përfaqësues serbë për t’i intervistuar
mbyllja-e-institucioneve-paralele-ne-veri,-policia-i-fton-pese-perfaqesues-serbe-per-t’i-intervistuar

mbyllja-e-institucioneve-paralele-ne-veri,-policia-i-fton-pese-perfaqesues-serbe-per-t’i-intervistuar

Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.

Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun ka dhënë detaje për Front Online.

“5 jemi të interesuar me i intervistu. 4 ua kemi dorëzu ftesat e 1 nuk ka qenë në Kosovëa për intervistim të cilët janë përfaqësuers të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve”, tha Elshani për Front Online.

Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simić, Ivan Zaporožac, Ivan Todosijević dhe Zoran Todić.

Ndërkohë, Elshani nuk dha detaje nëse këta persona i janë përgjigjur ftesave për intervistim.

Serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht për mbylljen e institucioneve paralele.