Arrestimi për mashtrim me viza pune, policia u kërkon viktimave të rasteve të lajmërohen

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës ka arrestuar një shtetase të Republikës së Kosovës nën dyshimet për mashtrim me viza pune. Sipas Policisë, ajo me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka mashtruar të paktën 9 persona duke iu premtuar terminë për viza pune. “E dyshuara […] The post Arrestimi për mashtrim me viza pune, policia u kërkon viktimave të rasteve të lajmërohen appeared first on Albinfo.

Arrestimi për mashtrim me viza pune, policia u kërkon viktimave të rasteve të lajmërohen

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës ka arrestuar një shtetase të Republikës së Kosovës nën dyshimet për mashtrim me viza pune.

Sipas Policisë, ajo me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka mashtruar të paktën 9 persona duke iu premtuar terminë për viza pune.

“E dyshuara A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se me këtë rast policia ka sekuestruar disa pasaporta, 2 telefona, shtëpizë kompjuteri, një shumë të parave etj.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet mes tjerash.

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë qenë viktima të rasteve të tilla të lajmërohen.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet nga policia.

The post Arrestimi për mashtrim me viza pune, policia u kërkon viktimave të rasteve të lajmërohen appeared first on Albinfo.