Arrestohen dy persona të dyshuar për pesë vjedhje të rënda

Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda, transmeton Front Online. Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole. […]

Arrestohen dy persona të dyshuar për pesë vjedhje të rënda
arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-pese-vjedhje-te-renda

arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-pese-vjedhje-te-renda

Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda, transmeton Front Online.

Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:– A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.