Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kultivuan në pyll 958 rrënjë kanabis

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, pasi kishin kultivuar kanabis në një parcelë në pyll. Ata kishin krijuar një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë […] The post Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kultivuan në pyll 958 rrënjë kanabis appeared first on Albinfo.

Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kultivuan në pyll 958 rrënjë kanabis

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, pasi kishin kultivuar kanabis në një parcelë në pyll.

Ata kishin krijuar një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër telefonë.

The post Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kultivuan në pyll 958 rrënjë kanabis appeared first on Albinfo.