Atentati, Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë

Ish presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një e-mail mbështetësve të tij, pas atentatit në Pensilvani, ku u qëllua nga një person. “Ky është një mesazh nga Donald Trump”, thuhej në e-mail. “Kurrë nuk do të dorëzohem”, shkruan CNN. Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi [...]Read More...

Atentati, Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë

Ish presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një e-mail mbështetësve të tij, pas atentatit në Pensilvani, ku u qëllua nga një person.

“Ky është një mesazh nga Donald Trump”, thuhej në e-mail. “Kurrë nuk do të dorëzohem”, shkruan CNN.

Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur.

Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.

Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale./abcnews.al