Atiq: Dënoj ashpër sulmin ndaj shtëpisë në veri, ka për qëllim frikësimin e qytetarëve nga kthimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të një shtëpie të ndërtuar në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Kosovës në lagjen “Bergjani”. Atiq e ka dënuar ashpër këtë sulm, teksa tha se sulmi ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët nga kthimi në shtëpitë e tyre. “Mbrëmë pas mesnatës, është […]

Atiq: Dënoj ashpër sulmin ndaj shtëpisë në veri, ka për qëllim frikësimin e qytetarëve nga kthimi
atiq:-denoj-ashper-sulmin-ndaj-shtepise-ne-veri,-ka-per-qellim-frikesimin-e-qytetareve-nga-kthimi

atiq:-denoj-ashper-sulmin-ndaj-shtepise-ne-veri,-ka-per-qellim-frikesimin-e-qytetareve-nga-kthimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të një shtëpie të ndërtuar në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Kosovës në lagjen “Bergjani”.

Atiq e ka dënuar ashpër këtë sulm, teksa tha se sulmi ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët nga kthimi në shtëpitë e tyre.

“Mbrëmë pas mesnatës, është sulmuar një nga shtëpitë e ndërtuara në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Kosovës në lagjen Bergjani. Sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, ku fatmirësishtë dëme në njerëz nuk ka pas, përveç dëmeve materiale.E dënoj ashpër çdo sulm që ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët nga kthimi në shtëpitë e tyre.” – ka shkruar Atiq në Facebook.

Më tej, Atiq ka theksuar se së bashku me Policinë e Kosovës dhe Qeverinë do të punojnë në sigurinë dhe stabilitetin në veri të Mitrovicës.

“Ne, si komunë në bashkëpunim me Policinë dhe Qeverinë e Kosovës do të punojmë në sigurinë dhe stabilitetin në veri të vendit që secili qytetarë të ndihet i sigurtë në pronat e tyre.” – ka thënë ai.