ATK inkason mbi 62 milionë euro më shumë sesa nëntëmujori i vitit të kaluar

62.9 milionë euro më shumë i ka mbledhur Administrata Tatimore e Kosovës, sesa janar – gushti i vitit të kaluar. Sipas ATK-së, totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. “Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme […]

ATK inkason mbi 62 milionë euro më shumë sesa nëntëmujori i vitit të kaluar
atk-inkason-mbi-62-milione-euro-me-shume-sesa-nentemujori-i-vitit-te-kaluar

atk-inkason-mbi-62-milione-euro-me-shume-sesa-nentemujori-i-vitit-te-kaluar

62.9 milionë euro më shumë i ka mbledhur Administrata Tatimore e Kosovës, sesa janar – gushti i vitit të kaluar.

Sipas ATK-së, totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit.

“Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës”, thuhet në njoftim.

“Ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës”, thuhet në njoftim.

“ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore”.