Avokati Qerkini: Salih Mustafës mund t’i zbritet dënimi deri në 5 vite burgim, minimumi i lejuar me Ligj

Avokati Artan Qerkini në një prononcim për Front Online ka deklaruar se dënimi i Mustafës mund të ulet deri në pesë vite burgim. Qerkini thotë se duke marrë parasysh vërejtjet e Supremes, ku janë gjetur shkelje duhet të ketë ulje të dënimit. “Ka gjasa që dënimi me burg i shqiptuar ndaj Mustafës të ulet, e […]

Avokati Qerkini: Salih Mustafës mund t’i zbritet dënimi deri në 5 vite burgim, minimumi i lejuar me Ligj
avokati-qerkini:-salih-mustafes-mund-t’i-zbritet-denimi-deri-ne-5-vite-burgim,-minimumi-i-lejuar-me-ligj

avokati-qerkini:-salih-mustafes-mund-t’i-zbritet-denimi-deri-ne-5-vite-burgim,-minimumi-i-lejuar-me-ligj


Avokati Artan Qerkini në një prononcim për Front Online ka deklaruar se dënimi i Mustafës mund të ulet deri në pesë vite burgim.

Qerkini thotë se duke marrë parasysh vërejtjet e Supremes, ku janë gjetur shkelje duhet të ketë ulje të dënimit.

“Ka gjasa që dënimi me burg i shqiptuar ndaj Mustafës të ulet, e sidomos nëse merren parasysh vërejtjet e Gjykatës Supreme të Speciales, e cila ka gjetur shkelje të dispozitave ligjore në matjen e dënimit. Dënimi mund të ulët deri në minimumin e lejuar me Ligj, i cili në rastin konkret është 5 vite burgim”, u shpreh Qerkini për FrontOnline.

Sipas Qerkinit, ky hap do të ketë një ndikim edhe tek të akuzuarit e dënuarit tjerë atje.

“Gjykata Supreme në rastin e Mustafës ka përcaktuar se maksimumi i dënimit me burgim është 25 vite dhe se kjo kohëzgjatje nuk mund të tejkalohet dhe gjithnjë duhet të merret parasysh si tavani i epërm me rastin e matjes së dënimeve në të gjitha rastet pranë dhomave të specializuara”, deklaroi Qerkini.