Bajqinovci: Jap dorëheqje nëse del që e kam punësuar ndonjë familjar në institucione

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse del se ka punësuar ndonjë familjar nga viti 2020. I ftuar në “DPT te Fidani” në ATV, Bajqinovci raportimet se ka punësuar familjarë, i ka quajtur shpifje. “Unë asnjë familjar me mbiemrin Bajqinovci, ose nga dajtë […]

Bajqinovci: Jap dorëheqje nëse del që e kam punësuar ndonjë familjar në institucione
bajqinovci:-jap-doreheqje-nese-del-qe-e-kam-punesuar-ndonje-familjar-ne-institucione

bajqinovci:-jap-doreheqje-nese-del-qe-e-kam-punesuar-ndonje-familjar-ne-institucione

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse del se ka punësuar ndonjë familjar nga viti 2020.

I ftuar në “DPT te Fidani” në ATV, Bajqinovci raportimet se ka punësuar familjarë, i ka quajtur shpifje.

“Unë asnjë familjar me mbiemrin Bajqinovci, ose nga dajtë ose nga familja e prindërve nuk e kam të punësuar në institucione shtetërore. Andaj këto shpifje të cilat po I bëjnë janë vetëm tentim për me më degradu sepse po e shohin që s’po kanë ku kapen askund.  Asnjë familjar me mbiemrin Bajqinovci unë nuk e kam punësuar kurrë. Nëse unë prej vitit 2020, e kam fut një familjar timin në punë, unë dha dorëheqje prej deputeti”, ka deklaruar ai.

Madje, tha se djemtë e axhës kanë aplikuar disa herë nëpër vende pune, por s’janë punësuar.

Lidhur me raportimet e fundit se “një familjar i tij” ka punësuar dy fëmijë në Shërbimin Korrektues, Bajqinovci tha se personin në fjalë nuk e ka familjar.

“Edhe një person i cili ka dalë në fotografi me mua, e kanë publiku, edhe kanë thanë familjari i Mefail Bajqinovcit i ka punësu dy fëmijë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, gjë që është totalisht e pavërtetë. Unë atë person, as nuk e kam familjar, as nuk e kam asgjë. E kam bërë publike, e kanë pa ata”, ka deklaruar ai.