Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit

Në konferencën e 27-të të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit. “Në bashkëpunim me aleatët tanë, kemi punuar vazhdimisht për të forcuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar […] The post Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit appeared first on Albinfo.

Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit

Në konferencën e 27-të të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë, kemi punuar vazhdimisht për të forcuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugëtim është me rëndësi të përfshihen edhe anëtarë të rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në Iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Begaj.

Karta e Adriatikut është shoqatë e formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO.

The post Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit appeared first on Albinfo.