Bexheti poston foto me Mexhitin dhe Bejtën, si rikujtim si kanë punuar bashkë nën udhëheqjen e Ahmetit dhe BDI-së

Blerim Bexheti nga BDI ka publikuar fotografi në Facebook, ku shihet ulur në një tavolinë me ish eksponentët e kësaj partie, Nevzat Bejtën dhe Izet Mexhitin, transmeton TV21. Në fotografi, The post Bexheti poston foto me Mexhitin dhe Bejtën, si rikujtim si kanë punuar bashkë nën udhëheqjen e Ahmetit dhe BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bexheti poston foto me Mexhitin dhe Bejtën, si rikujtim si kanë punuar bashkë nën udhëheqjen e Ahmetit dhe BDI-së

Blerim Bexheti nga BDI ka publikuar fotografi në Facebook, ku shihet ulur në një tavolinë me ish eksponentët e kësaj partie, Nevzat Bejtën dhe Izet Mexhitin, transmeton TV21.

Në fotografi, siç bën të ditur Bexheti, është edhe ushtari i UÇK-së, Gafur Dugolli dhe shton:

“Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin dhe priteshin në zemër të shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi”.

Nëpërmjet këtyre fotografive, Bexheti ka dërguar porosi deri te Mexhiti dhe Taravari.

“Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të cilët janë pa legjitimitet etnik në pushtet, se ju i lironi ish ushtarët e UÇK-së dhe përkundrazi i rezikoni t’i ekstradoni në Sërbi nga pa aftësia juaj politike, pasi që nuk i’u pyet kush juve!

Ky është dallimi, me BDI dhe me Ju tani si Vasal!”, shkruan më tej Bexheti.

The post Bexheti poston foto me Mexhitin dhe Bejtën, si rikujtim si kanë punuar bashkë nën udhëheqjen e Ahmetit dhe BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .