Blinken mbështet liderin e opozitës: Gonzalez, shpresa më e mirë për demokracinë e Venezuelës

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Edmundo González mbetet shpresa më e mirë për demokracinë në Venezuelë, pasi ish-kandidati presidencial u largua drejt Spanjës. Blinken tha në “X” se largimi i Gonzalez nga Venezuela “është rezultat i drejtpërdrejtë i masave antidemokratike që Presidenti Nicolás Maduro ka lëshuar ndaj popullit venezuelian”. Nga ana [...]Read More...

Blinken mbështet liderin e opozitës: Gonzalez, shpresa më e mirë për demokracinë e Venezuelës

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Edmundo González mbetet shpresa më e mirë për demokracinë në Venezuelë, pasi ish-kandidati presidencial u largua drejt Spanjës.

Blinken tha në “X” se largimi i Gonzalez nga Venezuela “është rezultat i drejtpërdrejtë i masave antidemokratike që Presidenti Nicolás Maduro ka lëshuar ndaj popullit venezuelian”.

Nga ana tjetër Gonzalez është zotuar të shtyjë për liri dhe demokraci për Venezuelën, pavarësisht se u largua për shkak të frikës.

Menjëherë pasi u takua me gruan e tij në bazën ushtarake Torrejón de Ardoz jashtë Madridit, ish-kandidati presidencial tha se ishte i sigurt se së shpejti do të vazhdojnë luftën për të arritur lirinë dhe rimëkëmbjen e demokracisë në Venezuelë.

Gonzalez vendosi të largohej nga vendi i tij pasi i rrezikohej jeta, kjo sipas lideres së opozitës María Corina Machado, duke përmendur një “valë brutale shtypjeje” pas zgjedhjeve të 28 korrikut në Venezuelë.

/abcnews.al