Bllagoja Toska assesi të përfundojë, filloi asfaltimi por shpronësimi pamundëson daljen në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë

Pas shumë zvarritjeve dhe problemeve, ditëve të fundit ka filluar asfaltimi i Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, nga rrethrrotullimi mbi Kazermën e qytetit që del në lagjen “Drenovec” në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Por, rruga nuk do të asfaltohet deri në fund pasi nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, shkruan Portalb.mk. Tani […]

Bllagoja Toska assesi të përfundojë, filloi asfaltimi por shpronësimi pamundëson daljen në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas shumë zvarritjeve dhe problemeve, ditëve të fundit ka filluar asfaltimi i Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, nga rrethrrotullimi mbi Kazermën e qytetit që del në lagjen “Drenovec” në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Por, rruga nuk do të asfaltohet deri në fund pasi nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, shkruan Portalb.mk.

Tani për tani, do të asfaltohet vetëm dy e treta e rrugës, ndërsa pjesa e mbetur e cila del në rrugën rajonale nuk dihet se për sa kohë do të asfaltohet.

“Asfaltohet 80 përqind e rrugës, nuk hapet deri në fund, por shumë shpejtë do të vazhdojë edhe asfaltimi i pjesës tjetër, në momentin që do t’i përfundojmë shpronësimet do të kemi edhe asfaltimin e pjesës tjetër”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin “Bllagoja Toska” me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

shkurt 2024 kur filluan punimet për këtë rrugë, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami premtoi se rruga do të asfaltohet deri në fund. Punimet duhej të përfundonin brenda tre muajve, por kjo nuk u bë brenda afatit të paraparë për shkak të problemeve të ndryshme, ndërsa Komuna e Tetovës pati paralajmëruar sanksione ndaj kompanisë punuese.

Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin “Bllagoja Toska” me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës me 15 janar 2024 përzgjodhi Kompaninë “Anrra Centrum” nga Reçica e Vogël për ndërtimin e Bulevardit Bllagoja Toska nga Kazerma deri te rruga rajonale në gjatësi prej 450 metrave dhe përfundimi i trotuareve. Kontrata u nënshkrua me 8 shkurt 2024, ndërsa punimet në terren filluan më 19 shkurt 2024.

Kjo rrugë prej rreth 450 metrave është e lënë në gjendje kritike për shumë gjatë, pa asfalt, plotë gropa dhe baltë, sidomos gjendja më e keqe është kur ka reshje të shiut apo bores. Me asfaltimin e këtij segmenti rrugor pritet të lehtësohet komunikacioni për hyrje dhe dalje nga qyteti.

Banorët e kësaj lagjeje shumë herë janë ankuar për gjendjen e keqe e rrugës dhe kanë kërkuar asfaltimin e saj. Pavarësisht premtimeve nga autoritetet, në terren nuk u ndërmor asgjë me vite. Madje në fund të vitit 2022 banorët e kësaj lagjeje dolën edhe në protestë.