Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta ylli i filmit “Scarface”

Angel Salazar, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chi Chi në “Scarface’”, ka vdekur në moshën 68-vjeçare nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar. Përfaqësuesja e tij, Ann Wingsong, konfirmoi lajmin në një deklaratë të shkurtër të ndarë me TMZ. Salazar u gjet i vdekur në apartamentin e një miku të […]

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta ylli i filmit “Scarface”

Angel Salazar, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chi Chi në “Scarface’”, ka vdekur në moshën 68-vjeçare nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.

Përfaqësuesja e tij, Ann Wingsong, konfirmoi lajmin në një deklaratë të shkurtër të ndarë me TMZ. Salazar u gjet i vdekur në apartamentin e një miku të tij në Brooklyn, Nju Jork.

Salazar e filloi karrierën e tij në Nju Jork, ku punoi në klube humoristike pasi u largua nga Kuba në moshë të re.

Ai luajti në filma si “Punchline” i 1988-ës së bashku me Tom Hanks, “Carlito’s Way” me Al Pacinon, “Boulevard Nights” i 1979-ës, “Sylvester” i 1985-ës dhe shumë të tjerë.

Marketing