Dardha, vlerat ushqyese dhe benifitet e saj

Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë  nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Kjo bimë rritet  në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës, përcjell albinfo.ch. Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Antioksidantë: Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të […] The post Dardha, vlerat ushqyese dhe benifitet e saj appeared first on Albinfo.

Dardha, vlerat ushqyese dhe benifitet e saj

Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë  nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Kjo bimë rritet  në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës, përcjell albinfo.ch.

Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut.

Antioksidantë: Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë.

Kontrollon peshën trupore: Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.

Ul presionin e gjakut: Antioksidantët që përmban dardha ndihmojnë edhe në uljen e presionit të gjakut si dhe goditjeve në tru.

Ul kolesterolin: Përmbajtja e lartë e pektinës në frutën e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.

Lufton problemet e tretjes: Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Lufton osteoporozën: Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.

Antialergjike: Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim antialergjik. Një dietë e tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë:

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Dardhat janë një frytë shumë e pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa u përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidantë, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

 

 

The post Dardha, vlerat ushqyese dhe benifitet e saj appeared first on Albinfo.