Dëbohet Konsullja e Përgjithshme e Kinës në Nju Jork

Konsullja e Përgjithshme e Kinës në Nju Jork është dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha këtë të mërkurë guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hokul. Ish-bashkëpunëtorja e saj Linda Sun u akuzua të martën se ka vepruar si agjente e qeverisë kineze. Kathy Hokul tha se i ka shprehur Departamentit të Shtetit të SHBA-së [...]Read More...

Dëbohet Konsullja e Përgjithshme e Kinës në Nju Jork

Konsullja e Përgjithshme e Kinës në Nju Jork është dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha këtë të mërkurë guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hokul.

Ish-bashkëpunëtorja e saj Linda Sun u akuzua të martën se ka vepruar si agjente e qeverisë kineze.

Kathy Hokul tha se i ka shprehur Departamentit të Shtetit të SHBA-së dëshirën e saj për dëbimin e konsulles së përgjithshme kineze dhe se kjo ka ndodhur.

Përveç Linda Sun, bashkëshorti i saj, Chris Hu, u akuzua gjithashtu për pastrim parash dhe mashtrim bankar, sipas CNN.

Kathy Hokul deklaroi se prej muajsh ka ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe do ta vazhdojë këtë bashkëpunim./abcnews.al