Dëmi nga zjarret i madh, ekspertët: Dëmi më i madh në aspektin ekologjik

Edhe pse nga asnjë organ zyrtarë i vendit nuk ka një raport zyrtarë lidhurme dëmet të cilat janë shkaktuar nga zjaret që nga fillimi i vitit, njohësit e mirë e The post Dëmi nga zjarret i madh, ekspertët: Dëmi më i madh në aspektin ekologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Dëmi nga zjarret i madh, ekspertët: Dëmi më i madh në aspektin ekologjik

Edhe pse nga asnjë organ zyrtarë i vendit nuk ka një raport zyrtarë lidhurme dëmet të cilat janë shkaktuar nga zjaret që nga fillimi i vitit, njohësit e mirë e këtyre rrethanave flasin për një shumë marramendëse. Sipas ekologëve dëmi financiarë përveç që është shumë i lartë, dëmet janë shumë më të mëdha edhe në aspektin e ambientit, sepse pasojat janë të parikuperueshme. Sipas ekspertëve, për rikuperimin e këtyre dëmeve duhet përgatitje serioze për përballimin e ndryshimeve klimatike, kujdes më i madh i shtetit për mbrojtjen e pyjeve, si dhe pyllëzime më të shpeshta.

“Dëmi indirekt, me shifra nuk mund tua them, pore di që ai është shumë e lartë, edhe më i madh është në aspektin ekologjik. Këto dëme vështirë semund t’i regjenerojmë, sepse kësi lloj dëme nuk kemi pasur që pas luftës së dytë botërore. Sa i përket dëmeve të cilat zjari i ka shkaktuar kanë të bëjnë me djegjen e barit dhe pjesës pyjore, por për fat të mirë nuk është përfshirë ndonjë objekt. Kemi pasur edhe zjarre të cilat kanë qenë të nivelit katastrofal, ku linja frontale e zjareve ka kapur deri në 200 kilometra.”, tha Jovan Avramoski, inspektor në DMSH.

Sipas analizave fillestare, vetëm në Galiçica janë djegur rreth 6500 hektarë pyje, prej të cilave 1800 hektarë në anën maqedonase, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë zona me bar, kullota dhe pyje të dushkut dhe ahut. Sipas ekspertëve, nevojitet mbështetje më e madhe shtetërore dhe ndihmë financiare për të mbrojtur biodiversitetin.

“99% e pjesës frontale të zjarreve janë lokalizuar dhe janë vendosur nën kontrollë. Një ndihmë e vogël ka arritur edhe nga të reshurat e pakta të cilat kanë rënë, dhe këto të rreshura i kanë shuar edhe ato pjesë të zjarrit të cilat kanë qenë si pjesë kritike. Në orët e vona kemi pasur edhe paraqitje të zjarreve të tjera, por falë intervenimeve të shpejta të ekipeve tona, kanë mundësuar që këto zjarre të mos përhapen.”, tha Avramoski.

Gjatë kësaj vere ka pasur gjithsej 1952 zjarre, numri më i madh i tyre ka qenë gjatë muajit gusht, ndërsa dëmi material llogaritet të jetë në miliona euro. Zjarret më të vështira për tu shuar, kanë qenë në rajonin e Negotinës, në rrethinë të Sveti Nikollës, në komunën e Studeniçanit në fshatin Koliçan dhe në disa fshatra të Shkupit.

The post Dëmi nga zjarret i madh, ekspertët: Dëmi më i madh në aspektin ekologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .