Denoncimi për ryshfet 900 mije euro ndaj shefave e inspektorëve të ATK, Prokuroria konfirmon nisjen e procedurës penale

Prokuroria në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur një procedurë penale në rastin ku me kallëzim penal janë denoncuar zëvendësdrejtori i ATK-së dhe disa zyrtarë me pozita e inspektorë të këtij institucioni. Gazeta Insajderi ka raportuar për këtë denoncim, ku një biznesmen pretendon se ia kërkuan 900 mijë euro ryshfet. Në janar të këtij viti […]

Denoncimi për ryshfet 900 mije euro ndaj shefave e inspektorëve të ATK, Prokuroria konfirmon nisjen e procedurës penale
denoncimi-per-ryshfet-900-mije-euro-ndaj-shefave-e-inspektoreve-te-atk,-prokuroria-konfirmon-nisjen-e-procedures-penale

denoncimi-per-ryshfet-900-mije-euro-ndaj-shefave-e-inspektoreve-te-atk,-prokuroria-konfirmon-nisjen-e-procedures-penale

Prokuroria në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur një procedurë penale në rastin ku me kallëzim penal janë denoncuar zëvendësdrejtori i ATK-së dhe disa zyrtarë me pozita e inspektorë të këtij institucioni. Gazeta Insajderi ka raportuar për këtë denoncim, ku një biznesmen pretendon se ia kërkuan 900 mijë euro ryshfet.

Në janar të këtij viti në një operacion me shumë forca policore u arrestua biznesmeni Feim Pulaj bashkë me 12 zyrtarë të ATK-së. Si rrallë, nuk u caktua paraburgim nga Gjykata.

Si rrallëherë, Gjykata refuzoi të fuste në transkript zyrtar atë se çka deklaroi biznesmeni në seancë. Kishte raportuar vetëm Insajderi për akuzat e bujshme që bëri ky biznesmen që ditën që doli para Gjyqit.

I akuzonte shefat e disa inspektorë të ATK-së se i kërkuan afro 900 mijë euro ryshfet. Gjashtë muaj më vonë ai ka pranuar që të jep një intervistë. Ka përmendur emra. Detaje. Ka zbuluar se tashmë ka bërë edhe një kallëzim penal ku preket hiq më pak se sa numri dy i ATK-së, Nijazi Asllan, disa zyrtarë të lartë e inspektorë të ATK-së.

Ai ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për Gazetën Insajderi ku ngre pretendimet e tij për këtë aferë ryshfeti.

 

Në këtë Intervistë ai ka treguar se si iu kërkuan këto 900 mijë euro, sipas ti ryshfet. Ku e dërguan që të ia bënin këtë kërkesë. Si, sipas tij, e shantazhuan duke i thënë që nëse nuk e jep ryshfetin ke me përfundu 4-5 vite nëpër Prokurori e Gjykata.