Deputeti i PDK-së: Do ishte e arsyeshme që presidentja ta zgjedhë 26 janarin si datë të zgjedhjeve

Deputeti nga radhët e PDK-së, Isak Shabani, në një prononcim për Front Online thotë se më e arsyeshme do ishte data e zgjedhur nga opozita për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht 26 janari 2025. “Ajo i ka marrë disa data, por do të ishte shumë më e arsyeshme kur tri partitë e mëdha opozitare që e […]

Deputeti i PDK-së: Do ishte e arsyeshme që presidentja ta zgjedhë 26 janarin si datë të zgjedhjeve
deputeti-i-pdk-se:-do-ishte-e-arsyeshme-qe-presidentja-ta-zgjedhe-26-janarin-si-date-te-zgjedhjeve

deputeti-i-pdk-se:-do-ishte-e-arsyeshme-qe-presidentja-ta-zgjedhe-26-janarin-si-date-te-zgjedhjeve


Deputeti nga radhët e PDK-së, Isak Shabani, në një prononcim për Front Online thotë se më e arsyeshme do ishte data e zgjedhur nga opozita për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht 26 janari 2025.

“Ajo i ka marrë disa data, por do të ishte shumë më e arsyeshme kur tri partitë e mëdha opozitare që e kanë dhënë datën 26, por varet nga presidentja se cila do të jetë data”, deklaron Shabani.

Shabani thotë se PDK ka disa muaj që kërkon mbajtën e zgjedhjeve për ta ndaluar punën e Qeverisë që është në dëm të Kosovës.

“VV-ja po del me datë tjetër sepse sipas tyre ka disa arsye pse me vazhduar më tutje. Ne që 8 muaj po kërkojmë shkurtimin e afatizimit të këtyre zgjedhjeve që mos të vazhdojë kjo Qeveri më se është në dëm të Kosovës. PDK-ja ka kohë që është super e gatshme për zgjedhje”, u shpreh ai.