Deputeti i VV-së: Serbia nuk ka për qëllim marrëveshjet, por blerjen e kohës

Anëtari i Komisionit për Integrimeve Evropiane nga radhët e VV-s, Agon Batusha ka thënë për Front Online se shteti serb nuk ka për qëllim marrëveshjet, por blerjen e kohës. Ai ka përmendur disa situata që, sipas tij, tregojnë që gjasat për marrëveshje mes palëve janë minimale. “Deklarimi i hapur i kryeministrit të Serbisë qe nuk […]

Deputeti i VV-së: Serbia nuk ka për qëllim marrëveshjet, por blerjen e kohës
deputeti-i-vv-se:-serbia-nuk-ka-per-qellim-marreveshjet,-por-blerjen-e-kohes

deputeti-i-vv-se:-serbia-nuk-ka-per-qellim-marreveshjet,-por-blerjen-e-kohes


Anëtari i Komisionit për Integrimeve Evropiane nga radhët e VV-s, Agon Batusha ka thënë për Front Online se shteti serb nuk ka për qëllim marrëveshjet, por blerjen e kohës.

Ai ka përmendur disa situata që, sipas tij, tregojnë që gjasat për marrëveshje mes palëve janë minimale.

“Deklarimi i hapur i kryeministrit të Serbisë qe nuk e kanë pranuar planin franko-gjerman, letra e ish-kryeministres së Serbisë dërguar BE-së, si dhe mos dorëzimi i terroristëve dhe udhëheqësve të krimit të organizuar në Kosovë (Radoiqiçit dhe grupi i tij), vazhdimi i trajnimeve për grupeve terroriste që po ndodh ne territorin e Serbisë, bëjnë qe gjasat për marrëveshje të ulen dukshëm, sepse siç shihet Serbia nuk ka qëllim marrëveshjen, por blerjen e kohës”, tha Batusha.

Deputeti Batusha theksoi se me ndërmjetësuesin e ri në dialog mund rriten gjasat për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai tha se duhet të marr fund qasja jo e balancuar e ndërmjetësuesit aktual.

“Ndërmjetësuesi i ri natyrisht qe do të bjerë energji te re dhe ndoshta frymë me pozitive ne dialog. Duhet të marre fund qasja jo e balancuar e ndërmjetësuesit dhe në këtë mënyrë mund të shtohen gjasat për një marrëveshje gjithëpërfshirës dhe përfundimtare me njohjen në qendër të saj”, theksoi Batusha. /FrontOnline/