Deri më 10 nëntor do të jetë e hapur mundësia për studiuesit e Maqedonisë së Veriut për kërkime në Zvicër

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që deri më 10 nëntor, studiuesit nga Maqedonia e Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për studime kërkimore në Zvicër, transmeton Portalb.mk. “Ambasada e Zvicrës në Shkup njofton se Komisioni Federal për bursa për studentë të huaj i Qeverisë së Zvicrës do të […]

Deri më 10 nëntor do të jetë e hapur mundësia për studiuesit e Maqedonisë së Veriut për kërkime në Zvicër
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që deri më 10 nëntor, studiuesit nga Maqedonia e Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për studime kërkimore në Zvicër, transmeton Portalb.mk.

Ambasada e Zvicrës në Shkup njofton se Komisioni Federal për bursa për studentë të huaj i Qeverisë së Zvicrës do të ndajë 10-15 bursa për studentë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe nga Kaukazi për vitin akademik 2025-2026”, njoftoi Ministria.

Studimet kërkimore pritet të realizohen në vitin akademik 2025/26 në Universitet Kantonal Zviceran, Universiteti i SHkencave të Aplikuara, në dy institute federale të teknologjisë dhe katër institute kërkimore.

Ministria sqaroi që ka tre lloje të bursave: kërkimore, doktoratë dhe post-doktoratës.