Dështon tenderi për renovim të stadiumit të Gjilanit pas anulimit nga OSHP

Atmosferë e tifozëve në stadiumin e Gjilanit nuk do të shihet edhe për një kohë të gjatë. Kjo për shkak se stadiumi do të mbetet i pa qasshëm për dy klubet e qytetit edhe për një kohë. Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e këtij stadiumi. Sipas vendimit, ankesa […]

Dështon tenderi për renovim të stadiumit të Gjilanit pas anulimit nga OSHP
deshton-tenderi-per-renovim-te-stadiumit-te-gjilanit-pas-anulimit-nga-oshp

deshton-tenderi-per-renovim-te-stadiumit-te-gjilanit-pas-anulimit-nga-oshp

Atmosferë e tifozëve në stadiumin e Gjilanit nuk do të shihet edhe për një kohë të gjatë. Kjo për shkak se stadiumi do të mbetet i pa qasshëm për dy klubet e qytetit edhe për një kohë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e këtij stadiumi. Sipas vendimit, ankesa e njërit prej operatorëve ekonomikë kishte qenë e bazuar.

“Aprovohet si pjesërisht e bazuar ankesa e OE N.N.P ‘Euro Construction’ e datës 18.06.2024 me numër protokolli 2024/0521 lidhur me aktivitetin ‘Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit. Anulohet aktiviteti i prokurimit Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në vendim.

Në vendim rekomandohet Komuna e Gjilanit që tenderin ta shpallë përsëri.

“Në afat prej 10 ditësh AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën, OSHP mund të marrë masa ndaj AK-së”, vazhdon tutje.

RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Gjilanit gjatë ditës lidhur me këtë vendim, por kjo ka qenë e pamundur.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në një konferencë për media tha se janë faktuar gjetjet që LDK-ja i ka paralajmëruar tash e një kohë.

“Rikthimi në pikën zero nuk nënkupton kurrgjë nëse nuk e përcjell shqetësimin ngase procesi si i tillë ka qenë i korruptuar dhe procesi si i tillë në të ardhmen nuk garanton me qenë prapë i hapur”, ka thënë Haziri.

Megjithatë Haziri e quajti si mundësi e mirë që ky proces t’u kthehet sportdashësve.

Stadiumi i Gjilanit ishte paraparë të niste të renovohej qysh në vitin 2017. Vlera e tenderit për renovimin e stadiumit të këtij qyteti ishte 15 milionë euro.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e këtij stadiumi