Dua Lipa feston 29 vjetorin e lindjes

Ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa sot feston 29-vjetorin e lindjes. Dua Lipa, ka lindur më 22 gusht 1995 në Londër nga prindër shqiptarë, e cila filloi të tërheq vëmendjen me zërin e saj dhe muzikën që përzihej mes zhanreve. Debutimi i saj në vitin 2017 ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e…

Dua Lipa feston 29 vjetorin e lindjes

Ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa sot feston 29-vjetorin e lindjes.

Dua Lipa, ka lindur më 22 gusht 1995 në Londër nga prindër shqiptarë, e cila filloi të tërheq vëmendjen me zërin e saj dhe muzikën që përzihej mes zhanreve.

Debutimi i saj në vitin 2017 ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e saj, duke sjellë hite si “Be the One” dhe “New Rules”, të cilat e ngritën Duan në një tjetër nivel ndërkombëtar.

Kënga që e bëri edhe më të njohur në skenën ndërkombëtare është “New Rules”, ku Dua fitoi zemrat e miliona njerëzve me zërin e saj.

Deri më tani Dua ka publikuar tre albume me këngë të ndryshme të cilat janë të ndëgjuara me miliona herë.

Ndërkaq albumi i tretë i publikuar në maj të këtij viti me titullin “Radical Optimism” hyri në Top 10 albumet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar në periudhën e publikimit.

E së fundmi ajo së bashku me familjen e saj ishin edhe në Kosovë për festivalin “SunnyHill”, të cilët janë edhe organizatorët e këtij eventi madhështor. /Lajmi.net/