Dua Lipa pas përfundimit të “SunnyHill Festival”: Kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie

Festivali Sunny Hill Festival ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm dhe organizim të shkëlqyer mbrëmë, për këtë Dua Lipa ka shprehur ndjenja krenarie e e mirënjohje për këtë ngjarje. Pas katër ditësh intensive me aktivitete të ndryshme në këtë ngjarje, SunnyHill Festival mbrëmë është mbyllur në mënyrën më spekatkolare. Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa …

Dua Lipa pas përfundimit të “SunnyHill Festival”: Kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie

Festivali Sunny Hill Festival ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm dhe organizim të shkëlqyer mbrëmë, për këtë Dua Lipa ka shprehur ndjenja krenarie e e mirënjohje për këtë ngjarje.

Pas katër ditësh intensive me aktivitete të ndryshme në këtë ngjarje, SunnyHill Festival mbrëmë është mbyllur në mënyrën më spekatkolare.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa  përmes një postimi në Instagram ka ndarë emocionet e veta e cila ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe personat të cilët kanë kontribuar për t’i bërë të paharrueshme katër netët.

Dua është shprehur shumë e lumtur me arritjen e festivalit këtë vit duke shkruar: “Kam shumë për të postuar nga këto katër ditët e fundit në @sunnyhillfestival nuk di as nga t’ia filloj! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë, sa nuk mund të qetësohem nga gjithë emocionet”.

Ajo ndër të tjera shprehet se nuk e kanë menduar ndonjëherë se festivali i cili erdhi në Kosovë para pesë vitesh do të merrte përmasa kaq të mëdha e për këtë ajo ka falënderuar familjen e saj dhe bashkëpunëtorët e saj.

“Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë. Për më tepër është ta bëj këtë me të gjithë familjen time dhe të gjithë në @republikaagency, të shikosh të gjithë duke punuar kaq palodhur gjatë gjithë orës ka qenë gjëja më emocionuese/e bukur/frymëzuese/energjike/stresuese (nganjëherë), por gjëja më shpërblyese për të cilën jam shumë krenare”, ka shkruar Lipa. /Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)