Dugolli i VV-së kërkon mbështjetjen e ndërkombëtarëve pë hapjen e urës: Serbia nuk mund ta pengojë lëvizjen

Rreth 600 serbë kanë protestuar dje në veri të Mitrovicës, duke kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit. Kështu bëri të ditur policia e Kosovës, derisa tha se protesta ishte e qetë dhe pa incidente. Qeveria po insiston në hapjen e kësaj ure, derisa ndërkombëtarët janë shprehur kundër. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë se […]

Dugolli i VV-së kërkon mbështjetjen e ndërkombëtarëve pë hapjen e urës: Serbia nuk mund ta pengojë lëvizjen
dugolli-i-vv-se-kerkon-mbeshtjetjen-e-nderkombetareve-pe-hapjen-e-ures:-serbia-nuk-mund-ta-pengoje-levizjen

dugolli-i-vv-se-kerkon-mbeshtjetjen-e-nderkombetareve-pe-hapjen-e-ures:-serbia-nuk-mund-ta-pengoje-levizjen

Rreth 600 serbë kanë protestuar dje në veri të Mitrovicës, duke kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit.

Kështu bëri të ditur policia e Kosovës, derisa tha se protesta ishte e qetë dhe pa incidente.

Qeveria po insiston në hapjen e kësaj ure, derisa ndërkombëtarët janë shprehur kundër.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë se ura duhet të hapet pasi nuk mund të shndërrohet në pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke theksuar se s’mund të ketë tensione.

“Ura duhet të hapet sepse ajo nuk mund të shndërrohet në pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kanë pushuar të gjitha rrethanat që lidheshin me çështjen e sigurisë, prandaj edhe nuk mund ketë asnjë lloj tensioni. Janë vet qytetarët të cilët do përfitonin më së shumti me futjen në funksion të kësaj ure”, shprehet ai.

Sipas Dugollit, zhurma që po bëhet nga Serbia nuk mund ta pengojë lëvizjen e lirë për të cilën po angazhohet qeveria e Kosovës, duke shtuar se ndërkombëtarët do të duhej ta mbështesnin atë, pasi i kontribuon paqes dhe stabilitetit.

“Zhurma qe bëhet nga Serbia dhe eksponent të Listës Serbe nuk mund ta pengojnë lirinë e lëvizjes për të cilën qeveria e Kosovës po angazhohet. Bashkësia ndërkombëtare do duhej ta mbështeste lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe funksionalizimin e Urës sepse liria e lëvizjes është e drejtë universale dhe parim i patjetërsueshme i shoqërive demokratike. Ne mbështesim parimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, automjeteve dhe mallrave sepse jemi të bindur se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit”, vlerëson ai për Gazeta Blic.

Deputeti shton se hapja e urës nuk duhet parë si akt kundër dikujt, por si e drejtë e mohuar që sa kohë.

“Hapja e urës nuk duhet parë si akt kundër dikujt por si një e drejtë e mohuar që ka ndodhur që sa kohë. Tani ka ardhur koha që ura si objekt ta kryejë funksionin dhe misionin që ka”, deklaron Enver Dugolli.

Ndryshe, sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetje për hapjen e urës së Ibrit, derisa u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e politikave shkurtpamëse për të protestuar.