Dyshohet se spiunonin për inteligjencën e Iranit, arrestohen tre izraelitë

Agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet ka arrestuar tre izraelitë në dy javët e fundit nën dyshimin se kryenin veprime kundër sigurisë kombëtare të vendit nën drejtimin e agjentëve të inteligjencës iraniane. Sipas hetimeve nga shërbimet izraelite, një nga të dyshuarit ishte në kontakt në Telegram me një profil të quajtur “Anna Elena”, përmes të [...]Read More...

Dyshohet se spiunonin për inteligjencën e Iranit, arrestohen tre izraelitë

Agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet ka arrestuar tre izraelitë në dy javët e fundit nën dyshimin se kryenin veprime kundër sigurisë kombëtare të vendit nën drejtimin e agjentëve të inteligjencës iraniane.

Sipas hetimeve nga shërbimet izraelite, një nga të dyshuarit ishte në kontakt në Telegram me një profil të quajtur “Anna Elena”, përmes të cilit i kërkohej të kryente detyra të ndryshme.

Shin Bet dhe Njësia Kombëtare për Hetimet Ndërkombëtare (Yahbal) zbuluan një infrastrukturë të agjencive iraniane të inteligjencës që operonin muajt e fundit nën maskën e subjekteve të huaja, duke synuar qytetarët izraelitë për t’i rekrutuar dhe aktivizuar ata për misione të ndryshme në Izrael./abcnews.al