Ekonomisti Kadrijaj: Qeveria Kurti po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë, është shqetësuese

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me statistikat e fundit të publikuara nga ASK-ja për regjistrimin e popullsisë. Kadrijaj ka thënë se Qeveria po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë. Sipas tij, pushteti mund të luaj me shifra e statistika ekonomike por realiteti qëndron […]

Ekonomisti Kadrijaj: Qeveria Kurti po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë, është shqetësuese
ekonomisti-kadrijaj:-qeveria-kurti-po-e-kthen-ne-favor-te-saj-renien-e-popullsise-ne-kosove,-eshte-shqetesuese

ekonomisti-kadrijaj:-qeveria-kurti-po-e-kthen-ne-favor-te-saj-renien-e-popullsise-ne-kosove,-eshte-shqetesuese


Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me statistikat e fundit të publikuara nga ASK-ja për regjistrimin e popullsisë.

Kadrijaj ka thënë se Qeveria po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë.

Sipas tij, pushteti mund të luaj me shifra e statistika ekonomike por realiteti qëndron ndryshe.

“Një rënie e popullsisë të Kosovës për këto 10 vite në vend se të merret si shqetësim nga ana e Qeverisë ajo po tenton që ta kthejë në favor të saj. Kemi -300 mijë banorë dhe këta mund të luajnë me këto shifra por statistikat ekonomike devijojnë nga ana e mirëqenies së qytetarëve”, u shpreh Kadrijaj.

Ai deklaroi se fuqia punëtore po largohet nga Kosova.

Kadrijaj ka apeluar tek pushteti aktual që të merr masa për të krijuar kushte për qytetarët e bizneset.

“Qeveria mund  të manipulon edhe në pjesën e pagës mesatare dhe punësim por neve po na largohet fuqia punëtore e kapitali njerëzor. Qeveria duhet të krijojë ambient të punës dhe kushte si për biznese dhe qytetarët që ta shohin Kosovën për një të ardhme të mirë”, deklaroi ai.