Ekzpozoi gjoksin e saj të zhveshur,gruaja e Kanye West rrezikon burg!

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, mund të përballet me gjashtë muaj burg dhe të regjistrohet si shkelëse seksuale për 10 vjet pasi ka ekspozuar gjoksin në daljen e fundit në rrugët e Los Angeles. Arkitektja australiane, 29 vjeçe, tronditi të pranishmit teksa ekspozoi plotësisht gjoksin e saj në një bluzë rrjetë krejtësisht të tejdukshme […]

Ekzpozoi gjoksin e saj të zhveshur,gruaja e Kanye West rrezikon burg!

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, mund të përballet me gjashtë muaj burg dhe të regjistrohet si shkelëse seksuale për 10 vjet pasi ka ekspozuar gjoksin në daljen e fundit në rrugët e Los Angeles.

Arkitektja australiane, 29 vjeçe, tronditi të pranishmit teksa ekspozoi plotësisht gjoksin e saj në një bluzë rrjetë krejtësisht të tejdukshme gjatë rrugës për në sallonin e Melrose Tanning Company. Bianca, e cila njihet për veshjet e saj që tërheqin vëmendje, vendosi të mos vishte reçipeta, por vetëm një palë të brendshme të vogla ngjyrë bezhë, taka dhe një kapelë kamuflazhi.
Paraqitja e saj e fundit ka shkuar shumë larg, pasi mund të konsiderohet ekspozim i pahijshëm sipas ligjit të Kalifornisë.

Seksioni 314(1) i Kodit Penal të Kalifornisë e bën krim ekspozimin e qëllimshëm të organeve gjenitale ose të trupit tuaj të zhveshur në një vend publik, ose kudo tjetër ku dikush mund të ofendohet ose të bezdiset.