“Faleminderit, mërgatë”, MPJD organizon festë për mërgimtarët

“Faleminderit mërgatë” – MPJD organizon festë për mërgatën në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit The post “Faleminderit, mërgatë”, MPJD organizon festë për mërgimtarët appeared first on Albinfo.

“Faleminderit, mërgatë”, MPJD organizon festë për mërgimtarët

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) organizon sot pritjen “Faleminderit mërgatë” nga ora 10:00 deri në ora 23:00, përcjell albinfo.ch.

Ministria njofton se aktivitetet do të fillojnë sot nga ora 10:00 deri në ora 23:00.

“Qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu”, përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj feste në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.

“Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftim.

The post “Faleminderit, mërgatë”, MPJD organizon festë për mërgimtarët appeared first on Albinfo.