Fatmir Humolli tregon çka i kishte thënë Albin Kurti kur hyri në listën e LVV-së për deputet
Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur iu bashkua listës së deputetëve të LVV-së e kishte të premtuar një projekt të realizonte, që ishte ide e tij. Humolli ka pohuar se këtë e kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, por se kur u bë deputet qeveria nuk e diskutoi më këtë. “Unë kam pasë projekt […]
Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur iu bashkua listës së deputetëve të LVV-së e kishte të premtuar një projekt të realizonte, që ishte ide e tij.
Humolli ka pohuar se këtë e kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, por se kur u bë deputet qeveria nuk e diskutoi më këtë.
“Unë kam pasë projekt për krijimin e vendeve të punës në bujqësi. Në rrethanat që sot zhvillohet bujqësia ka nevojë për një investim kapital, që njerëzit të kenë një jetë të standardit më të lartë. Qeveria aktuale nuk e ka pa të arsyeshme të diskutojë me një deputet të Kuvendit të Kosovës”.
Humolli tashmë është deputet i pavarur dhe jo pjesë e grupit të LVV-së.