Forumi për Integritetin e Informacionit: Kalimi i ligjit për KPM nga VV-ja, sulm direkt mbi lirinë e medias

Forumi për Integritetin e Informacionit kanë reaguar të shqetësuar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë miratuar ligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Në reagimin e Forumit për Integritetin e Informacionit thuhet se partia në pushtet ka shpërfillur shqetësimet dhe rekomandimet e mediave, shoqërisë civile, BE-së, Këshillit të Evropës e […]

Forumi për Integritetin e Informacionit: Kalimi i ligjit për KPM nga VV-ja, sulm direkt mbi lirinë e medias
forumi-per-integritetin-e-informacionit:-kalimi-i-ligjit-per-kpm-nga-vv-ja,-sulm-direkt-mbi-lirine-e-medias

forumi-per-integritetin-e-informacionit:-kalimi-i-ligjit-per-kpm-nga-vv-ja,-sulm-direkt-mbi-lirine-e-medias

Forumi për Integritetin e Informacionit kanë reaguar të shqetësuar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë miratuar ligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Në reagimin e Forumit për Integritetin e Informacionit thuhet se partia në pushtet ka shpërfillur shqetësimet dhe rekomandimet e mediave, shoqërisë civile, BE-së, Këshillit të Evropës e ambasadave të huaja, gjë që tregon mungesën e harmonizimit me ligjet dhe standardet evropiane.

“Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit”, thuhet në reagim.

Anëtarët nënshkrues:

Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)

Bardhi Bakija, Sbunker

Dren Gërguri, Ligjërues

Flutura Kusari, Aktiviste

Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)

Miodrag Milićević, NGO Aktiv

Naile Dema, Gazetare

Shkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)

Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Gentiana Begolli, Gazetare

Albert Krasniqi, Democracy Plus

Saranda Ramaj, Gazetare

Florent Spahija, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK)

Rezarta Delibashzade Krasniqi, Demokraci për Zhvillim D4D