Galant: Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant tha se lufta në Lindjen e Mesme po hyn në një “fazë të re”, pas valës së dytë të shpërthimeve të pajisjeve elektronike në Liban, në të cilat u vranë pothuajse 20 njerëz dhe disa mijëra u  plagosën. “Gjatë bisedës me personelin e Forcave Ajrore në bazën Ramat David [...]Read More...

Galant: Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant tha se lufta në Lindjen e Mesme po hyn në një “fazë të re”, pas valës së dytë të shpërthimeve të pajisjeve elektronike në Liban, në të cilat u vranë pothuajse 20 njerëz dhe disa mijëra u  plagosën.

“Gjatë bisedës me personelin e Forcave Ajrore në bazën Ramat David theksova: Po hapim një fazë të re në luftë”, tha Galant.

Ai deklaroi se “qendra e gravitetit” e operacionit po ridrejtohet në veri të Izraelit, pasi forcat dhe burimet tani po grumbullohen në atë pjesë të territorit.

Më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë Libanin, duke përfshirë anëtarë të grupit paraushtarak libanez Hezbollah dhe mjekë, u plagosën të martën kur pajisjet e përdorura nga militantët e Hezbollahut për të komunikuar shpërthyen në të gjithë vendin./abcnews.al