Gashi: Qeverisja e VV-së bazohet mbi idetë e populizmit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci. Në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai theksoi se Kosova është nën saksione si rezultat i qeverisjes Kurti. “Kjo legjislaturë dhe kjo qeverisje mund të llogaritet si më e dobëta në […]

Gashi: Qeverisja e VV-së bazohet mbi idetë e populizmit
gashi:-qeverisja-e-vv-se-bazohet-mbi-idete-e-populizmit

gashi:-qeverisja-e-vv-se-bazohet-mbi-idete-e-populizmit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci.

Në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai theksoi se Kosova është nën saksione si rezultat i qeverisjes Kurti.

“Kjo legjislaturë dhe kjo qeverisje mund të llogaritet si më e dobëta në historinë e Kosovës, në aspektin e vendimmarrjes, në aspektin e ndërtimit e konsensusit politik, dhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës”.

“Është karakterizuar me një tendencë fillestare të kapjes së institucioneve, pastaj me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, dhe me tendenca të vazhdueshme për paaftësimin e Kuvendit me të drejtat e vendimmarrjes parlamentare”.

“Sot Kosova si rezultat i kësaj qeverisje gjendet në sanksione dhe në një qeveri që nuk e ka idenë e qeverisjes, qeverisja e tyre bazohet mbi idetë e populizmit”, ka thënë Gashi.