Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë respektimin selektiv të ligjeve ndërkombëtare

“Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë këtë lloj respektimi selektiv me të The post Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë respektimin selektiv të ligjeve ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë respektimin selektiv të ligjeve ndërkombëtare

“Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë këtë lloj respektimi selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është një paketë, ose e pranoni plotësisht ose e refuzoni plotësisht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë fqinje”, theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, duke folur për marrëdhëniet me RMV-në në një intervistë për televizionin grek “Sky”, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Kreu i diplomacisë greke tha se “që nga ardhja në pushtet, nga qeveria e re në shtetin fqinj dhe nga presidenti, ka pasur shkelje sistematike të thelbit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Marrëveshja e Prespës, duam apo s’duam, është një tekst ndërkombëtar që në këtë moment tejkalon çdo dispozitë ligjore, nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Teksti, përmbajtja e marrëveshjes është shumë e qartë, thuhet se përdorimi i emrit Maqedonia e Veriut është për të gjithë, kështu që në këtë moment shteti fqinj është në gjendje të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës”, tha Gerapetritis.

Për sa i përket reagimit të Greqisë, shefi i diplomacisë greke theksoi se po informojnë të gjitha vendet në nivel bilateral, si dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Të gjitha veprimet që duhet të kryhen janë kryer. Në çdo moment jemi të gatshëm për të gjitha gjasat, nëse kjo situatë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut vazhdon”, tha Gerapetritis.

Ai shtoi se sipas ligjit ndërkombëtar, ekzistojnë mjete “që do ta detyrojnë Maqedoninë e Veriut të respektojë”.

The post Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë respektimin selektiv të ligjeve ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .