Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje

Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjithë planet për ta përgjysmuar buxhetin për mbështetjen e Kievit më 2025, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane. “Raportimet që supozojnë se ne do t’i pakësojmë ndihmat, janë thjesht të pasakta”, tha zëdhënësi Wolfgang Buechner për gazetarë, duke shtuar se […] The post Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje appeared first on Albinfo.

Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje

Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjithë planet për ta përgjysmuar buxhetin për mbështetjen e Kievit më 2025, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

“Raportimet që supozojnë se ne do t’i pakësojmë ndihmat, janë thjesht të pasakta”, tha zëdhënësi Wolfgang Buechner për gazetarë, duke shtuar se Gjermania “është plotësisht e përkushtuar” ta mbështesë Ukrainën “sa të jetë e nevojshme”.

Drafti më i ri i buxhetit përfshin rreth 4 miliardë euro të ndara për Ukrainën nga buxheti i vitit të ardhshëm, krahasuar me rreth 8 miliardë euro në vitin 2024.

Tri partitë në koalicionin qeverisës të kancelarit, Olaf Scholz, kanë pasur mospajtime për kohë të gjatë për buxhetin e vitit 2025 të Gjermanisë.

Ministri liberal i Financave, Christian Lindner, u ka kërkuar ministrave të tjerë ta ruajnë buxhetin, në mënyrë që ta respektojnë vendimin kushtetues që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga zhytja në borxh të thellë.

Buxheti i vitit 2025 do të diskutohet edhe më tutje, para se të miratohet kah fundi i këtij viti.

Ministria e Financave tha të shtunën se është e hapur të shqyrtojë shpenzime shtesë për Ukrainën për rast individuale./REL

The post Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje appeared first on Albinfo.