Haliti për vizitën e Osmanit në SHBA: Presidentja ka obligim politikën ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për “FrontOnline” thotë se Kosova ka një Qeveri e cila akoma nuk ia ka sjellë asnjë njohje Kosovës. “Ne kemi një Qeveri të cilët akoma nuk e kanë arritur asnjë njohje për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kjo është politika e jashtme kryesore që duhet ta bëjnë. Nuk jemi anëtarësu […]

Haliti për vizitën e Osmanit në SHBA: Presidentja ka obligim politikën ndërkombëtare
haliti-per-viziten-e-osmanit-ne-shba:-presidentja-ka-obligim-politiken-nderkombetare

haliti-per-viziten-e-osmanit-ne-shba:-presidentja-ka-obligim-politiken-nderkombetare


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për “FrontOnline” thotë se Kosova ka një Qeveri e cila akoma nuk ia ka sjellë asnjë njohje Kosovës.

“Ne kemi një Qeveri të cilët akoma nuk e kanë arritur asnjë njohje për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kjo është politika e jashtme kryesore që duhet ta bëjnë. Nuk jemi anëtarësu në asnjë institucion ndërkombëtar. Fjalën përfundimtare duhet ta ketë presidentja ose kryeministri i vendit. Kjo është dobësi e madhe e Presidentës dhe Qeverisë, të cilët përvec pjesëmarrjes në konferenca, veçmas pas deklarimit apo vendosjes së masave të BE-së, janë përshkallëzu”,  deklaron ai.

Haliti, thotë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka obligim politikën e jashtme dhe që sipas tij, ajo nuk është se po i merr kompentencat e dikuj tjetër.

 “Përcaktimi i Presidentes është publik dhe nuk kam ndonjë vërejtje, vecmas në përcaktimin që të krijohet besueshmëri mes Kosovës dhe SHBA-ve. Presidentja e vendit ka obligim politikën ndërkombëtare dhe mendoj se se nuk i janë marr kompetencat, por ka rëndësi se në cfarë cilësie dhe në cfarë tavoline është ulur presidentja e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova akoma nuk ka nënshkruar parneritet të paqes me NATO-n, duke i konsideruar si themel raportet me SHBA-në për Kosovën.

“Kosova akoma nuk ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit të paqes me NATO-n, pra mendoj që raportet me SHBA janë themel i shtetit të Kosovës dhe kushdo që përpiqet me i minuar këto raporte, së pari nuk do të ketë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet që nuk ia do të mirën Kosovës, publikisht të tillë skemi, por deklarimet janë të ndryshme mes pozitës dhe opozitës, por mbi gjitha dëshiroj që politika e Kosovës të jetë unike me raportet SHBA dhe NATO”, thekson Haliti për FrontOnline.